TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2024, 11:04

Seanca plenare për miratimin e buxhetit, Kuvendi rrëzon dy amendamentet e propozuara nga Berisha dhe Noka

Shkruar nga Pamfleti

Seanca plenare për miratimin e buxhetit, Kuvendi rrëzon dy

Mazhoranca ka rrëzuar me shumicë votash dy amendamentet e propozuar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, për PPP-të dhe minimumin jetik.

Me 36 vota pro, asnjë abstenim dhe 72 të tjera kundër, amendamentet e paraqitura nga Berisha u hodhën poshtë, nga mazhoranca e cila më pas me 72 vota miratoi amendamentet e saj.

Rrëzimi i amendamentit u paralajmëruar nga kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë që pas disfatës lapidare të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe ti hapte rrugën dikujt prej jush që në fakt e bëri për Lulin por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri. Unë e di shumë mirë se çfarë mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe juaja. Ky i ashtuquajti rikthim është konfirmim i dështimit të tij politik. E humbe shansin Sali. Ju jeni mjaftueshmërisht të zgjuar se koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. I kishte Saliu në dorë edhe minimumin jetik, edhe kompensimin e të përndjekurve dhe ish-pronarëve. Ti Sali vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar”, tha Shalsi.

Ish kryeministri kërkoi pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë dhe ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve

Gjithashtu kërkohet caktimi i minimumit jetik me 200 mijë lekë, pesëfishimi i fondit për rritjen e pensioneve, rritjen me 1 % te  buxhetit për arsimin e shëndetësinë dhe pezullimin e pagesave buxhetore për tre PPP-te në shëndetësi, përveç dializës.

Pas rrëzimit të propozimeve të kreut të PD-së Sali Berisha, mazhoranca ka hedhur poshtë edhe atë të propozuar nga Flamur Noka. 

Amendamentet e propozuar nga Berisha dhe Noka:

1. Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë - SALI BERISHA

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve - SALI BERISHA

3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) - FLAMUR NOKA

Lini një Përgjigje