TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 21:25

Nga Kumbaro tek Ibrahimaj, kush janë ministrat që i rezistuan "furtunës" së Ramës?

Shkruar nga Pamfleti
Nga Kumbaro tek Ibrahimaj, kush janë ministrat që i rezistuan
Rama dhe qeveria e mëparshme

Kryeministri Edi Rama ka ristrukturuar kabinetin qeveritar pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndryshimet përfshinë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Paralelisht me këto lëvizje, nëntë ministra vijojnë detyrën pa u prekur nga riformatimi.

Petrit Malaj mbetet në krye të Ministrisë së Financave. Delina Ibrahimaj vijon si ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit. Mirela Kumbaro mban portofolin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Evis Sala vazhdon drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Blendi Gonxhe qëndron në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit. Andis Salla vijon si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Adea Pirdeni mban postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ervin Demo mbetet ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Majlinda Dhuka vijon detyrën si ministre e Shtetit dhe kryenegociatore për Bashkimin Evropian.

9 ministritë që nuk patën ndryshime:

Petrit Malaj – Ministër i Financave

Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Blendi Gonxhe – Ministër i Kulturës dhe Sportit

Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore për BE-në

 

rama ndryshime qeveria

Lini një Përgjigje