TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 21:02

Ndryshimet në Qeveri, reagon Berisha: Lëvizje për të shpëtuar lëkurën e tij, Rama duhet të dorëhiqet

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në Qeveri, reagon Berisha: Lëvizje për të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar ndryshimet e fundit në qeveri nga kryeministri Edi Rama, si një përpjekje për të shpëtuar veten.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facbeook”, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat për të rrëzuar Ramën.

“Lëvizja e fundit e Edi Ramës, është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij, por është një lëvizje e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare, të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve ka si qëllim madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe kukullat e tij. Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që i drejton. Ndaj dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, ndryshe do të përballet me opozitën dhe popullin shqiptar. Edi Rama nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Berisha.

berish rama

Lini një Përgjigje