Kryemadhi foli edhe për telefonin e saj të sekuestruar si provë dhe deklaroi se në të gjenden mesazhe të vitit 2014 me kryeministrin Rama, që lidhen me diskutime për kandidatin për Bashkinë e Tiranës në atë periudhë.
Monika Kryemadhi reagoi pas seancës paraprake në GJKKO duke kundërshtuar provat dhe ekspertimet e paraqitura nga SPAK. Ajo deklaroi se në dosje nuk figuron asnjë firmë apo mesazh i Ilir Metës dhe kërkoi që Prokuroria të paraqesë prova konkrete për akuzat.
Kryemadhi tha se dorëzoi në gjykatë dy kontrata që lidhen me çështjen e lobimit. Sipas saj, verifikimi i tyre duhet të kryhet përmes letër-porosive në Shtetet e Bashkuara. Ajo kërkoi gjithashtu që të merret në pyetje personi që ka bërë deklarime për këtë çështje.
Sa i takon ligjit të minierave, për të cilin akuzohet edhe Meta, Kryemadhi deklaroi se propozues i nismës ka qenë kryeministri Edi Rama dhe jo ish-presidenti. Ajo kërkoi që gjykata të verifikojë këtë fakt dhe të sqarojë nëse ka pasur presion ndaj deputetëve gjatë miratimit të ligjit.
Kryemadhi kundërshtoi edhe ekspertimin financiar të paraqitur nga SPAK, duke e cilësuar të pasaktë dhe të njëanshëm. Ajo pretendoi se janë bërë përllogaritje të dyfishta për shpenzime, përfshirë furnizimet me karburant. Sipas saj, edhe për çështjen e pasurisë së nënës së saj ka pasur më herët verifikim administrativ nga ILDKPI.
Në fund, ajo përmendi telefonin e saj të sekuestruar si provë dhe deklaroi se në të gjenden mesazhe të vitit 2014 me kryeministrin Rama, që lidhen me diskutime për kandidatin për Bashkinë e Tiranës në atë periudhë.
Kryemadhi: Paraqita në Gjykatë edhe dy kontrata, por që nuk mund të merren sepse duhen sipas procedurës penale. Unë i dorëzova dhe është detyrë e Prokurorisë që t’i kërkojë nëpërmjet letër-porosisë në SHBA. Unë kërkova që Prokuroria të marrë në pyetje dhe të kërkojë në SHBA për personin që ka bërë deklaratat. Zoti Meta nuk ka asgjë, nuk ka asnjë firmë, asnjë mesazh në dosje. Edhe për ligjin e minierave nuk është Meta propozuesi, por është zoti Rama që e propozoi. E kërkuam nga Gjykata që të faktohet. Të na tregojnë se çfarë intimidimi ka pasur ndaj deputetëve apo personazheve”, u shpreh Kryemadhi mes të tjerash në dalje të godinës së organit të akuzës.
SPAK nuk kishte asnjë provë, kërkoi kohë për materialet. Por unë i dorëzova dokumentet gjykatës, kundërshtova edhe ekspertimin e SPAK, është e paligjshme dhe e njëanshme. Ekspertimi është llogaritur dy herë sipas ekspertes, nëse unë e kam furnizuar makinën 100 herë, ata e kanë bërë 200 herë dhe kjo mund të ndodhë. Mbrojtja ime është e disponuar vetëm në dokumentet që posedon SPAK. Edhe çështja e shtëpisë së mamasë time, ka pasur një hetim administrativ më parë nga ILDKPI, por kjo nuk e pengonte SPAK të hetonte. Por para se të më akuzojnë për pastrim të produktit të veprës penale, SPAK duhet të japë provë. SPAK duhet të na thotë se çfarë vepre penale kemi kryer sepse nuk mund të jenë marrë paratë më parë.
Kanë telefonin tim, mesazhet e vitit 2014. Mesazhet e mia me Edi Ramën. Bëhuni gati për Power Point, se do shfaqen, do shikoni mesazhet e mia me Edi Ramën më 2014. Se si kemi zgjedhur Erjon Veliajn për kryetar bashkie, sepse unë doja Veliajn dhe Meta donte Blendi Klosin për kandidat. Ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn.
Lini një Përgjigje