TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 16:35

“Të merret në pyetje Rama”, Cakrani pas seancës në GJKKO: Meta nuk ka lidhje me CEZ, Shatku të dëshmojë për lobimin!

Shkruar nga Pamfleti
“Të merret në pyetje Rama”, Cakrani pas seancës
Kujtim Cakrani

Ai shtoi se në hetimin për lobimin nuk janë marrë në pyetje persona që, sipas mbrojtjes, kanë rol kyç.

Seanca paraprake në GJKKO për dosjet që përfshijnë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin u mbyll me kërkesa të reja nga mbrojtja. Avokati Kujtim Cakrani tha para mediave se për çështjen CEZ/DIA ka kërkuar pushimin e procedimit.

Sipas tij, nuk ekzistojnë prova që implikojnë Metën në këtë çështje. Ai shtoi se në hetimin për lobimin nuk janë marrë në pyetje persona që, sipas mbrojtjes, kanë rol kyç. Cakrani përmendi Ardian Shatkun, emri i të cilit figuron në mënyrë të përsëritur në dosje, por që nuk është thirrur për t’u pyetur as në Shqipëri dhe as në Shtetet e Bashkuara.

Sa i përket akuzave për ligjin e minierave, ku përfshihen Meta dhe Kryemadhi, avokati kërkoi kthimin e çështjes për hetime të mëtejshme. Ai kërkoi që të merren në pyetje deputetët që votuan ligjin, si dhe kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij ka deklaruar se miratimi i ligjit do të zgjidhte problemet e minatorëve.

“Për CEZ kemi kërkuar pushimi ne çështjes. Nuk ekziston fakti që e ka bërë zoti Meta. Për lobimin nuk janë pyetur persona që janë kryesor, Ardian Shatku përmendet 130 herë dhe nuk është thirrur qoftë në Prokurori qoftë në SHBA.

Kemi kërkuar për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kemi kërkuar që çështja të kthehet, dhe të pyeten deputetët dhe zoti Rama që tha me ligjin e minierave nuk do ketë më probleme minatorët. Provat dhe aktet që akuzohet Meta duhet të vazhdojë hetimi. Në datën 5 orën 10 do jetë seanca e radhës. Brenda datës 20 do ketë një vendimmarrje.”-u shpreh Cakrani për mediat.

Cakrani theksoi se hetimi duhet të vijojë mbi provat dhe aktet mbi të cilat mbështeten akuzat. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 5 në orën 10:00, ndërsa brenda datës 20 pritet një vendimmarrje nga gjykata.

kujtim cakrani dosja meta kryemadhi gjkko

Lini një Përgjigje