
Alimehmeti ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama, teksa ky i fundit postoi një video nga një rrugë e shembur në Portugali, duke paralelizuar situatën me atë që po ndodh me akset rrugore në Shqipëri, konkretisht me atë Librazhd-Prrenjas.
Sipas Alimehmetit, mënyra se si Rama e përdori këtë shembull për të relativizuar problematikat në vend i ngjan retorikës së regjimit komunist.
“Ky është bërë krejt si Enver Hoxha, që thoshte ‘ne jemi pa ngrënë këtu, jemi të gjithë me tollona, por as ata nuk kanë’. Pra, vdisni ju, rrini të izoluar se është edhe një fshat me 900 veta në Portugali që edhe ata e kanë rrugën e prishur. Ky është e njëjta retorikë. E kemi dëgjuar ne këtë”, u shpreh ai për "A2 CNN".
Alimehmeti thekson se Rama ka kapur të gjitha pushtetet legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe vendor, ndërsa shton se 'fut në burg për çdo vepër penale dhe ankohet për mbingarkim burgjesh'.
“Një njeri që kap të gjitha pushtetet, legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe vendor, dhe nga krahu tjetër çfarë ka për qytetarin? Parkon radhë dysh, burg; nuk paguan energjinë elektrike, burg. Ke ndërhyrë te uji, burg; ke vënë katër llamarina për të bërë kotec pulash, burg. Dhe pastaj ky çfarë thotë? Kemi shumë njerëz në paraburgim. Po kush i futi? Veprimet dhe fjalimet janë komplet të ndara”, deklaroi Alimehmeti.
Në përfundim, ai përdori tone të forta ndaj kreut të qeverisë: “Këto ndodhin për dy arsye. Ose je gënjeshtar, ose je i sëmurë".
Po normal qe eshte i semure, psiko! Por problemi me kryesor ketu eshte qe edhe populli qe e zgjodhi dhe e zgjedh eshte gjithashtu i semure! Keshtu qe jane ne sinkron, popull-udheheqes!