TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 12:58

Rama akuza prokurorisë: Është kthyer si kompani transporti, merr male me dokumente e i çon në zyrë!

Shkruar nga Pamfleti
Rama akuza prokurorisë: Është kthyer si kompani transporti, merr
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke vendosur theksin tek prezumimi i pafajësisë dhe mënyra se si, sipas tij, po funksionon sot prokuroria.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama akuzoi organet e akuzës se po sillen si “kompani transporti” që mbledhin male me dokumente nga zyrat e shtetit dhe i çojnë në prokurori, edhe kur procedurat janë ende në proces.

Ai krahasoi situatën me Gjermaninë, të cilën e quajti model të shtetit të së drejtës, duke theksuar se atje materialet hetimore që dalin në publik konsiderohen të pavlefshme nëse cenojnë balancën e drejtësisë. Rama tha se në Shqipëri dosjet po përdoren si “ushqim mediatik” dhe se kjo praktikë, sipas tij, po dëmton individë dhe administratën publike.

“Gjermania është një shtet model i të drejtës, prezumimi ne pafajësisë e ka në piedestal ari, nuk imagjinohen atje tezgat e tenxheret e pazarit mediatik të mbushura me materiale të nxjerra vjedhurazi me bekimin e prokurorëve na dosjet hetimore. Atje gjykata i bën të pavlefshme ato materiale që dalin rrugëve dhe që mendohet se kanë cenuar balancën e drejtësisë duke u përdorur si ushqim mediaik. Jo vetëm kaq, në vende të tjera drejtësia nuk merret me gërmime se nuk e ka fituar pavarësinë përpara 10 vitesh dhe nuk e ka filluar punën prokuroria e pavarur par 5 vitesh, por prej shekujsh. Mbi 85% e çështjeve i takojnë mandatit të parë dhe të 2 apo ndonjë cështje i takon dhe atyre para nesh po atyre nuk kanë ngut. 700 tenxheret e pazarit tonë gurgullojnë për korrupsionin më të madh se asnjëherë. Andej prokuroria nuk funksion si kompani transporti që merr male me dokumente dhe i çon në zyrat e veta.

Tani kërrehen dhe futet në fugon dhe dokumentet e një tenderi që është në proces. Në gjermani këto nuk i imagjinon dot njeri se andej kufijtë janë shkruar përpara se ata të nxirrnin shtypshkronjën. Drejtësia po mëson në kurriz të lirinë e njerëzve e deri në dhunim të administratës. Është kollaj të marrësh të pandehur një tufë sipërmarrësish. Ata kanë kredi nëpër banka, kanë mijëra njerëz për të ushqyer dhe kur u del emri, banka iu thotë stop. Ndërkohë që prezumimi i pafajësisë të ishte i mjaftueshëm që dhe atë sipërmarrës dhe ata të administratës të hetoheshin në gjendje të lirë, pa u linçuar publikisht dhe madje duke pasur shumë mirë parasysh që mund të jenë të pafajshëm. Është e rëndësishme që të fokusohemi më tepër në punët he objektivat tona duke parë përpara dhe duke shmangur shikimet mbi njeri-tjetrin. Drejtësia ka detyre të hetojë, gjykojë krejt të pavarur prej nesh, ndërsa kemi për detyrë të bëjmë detyrat krejt të pavarur nga drejtësia. Koha e dorëheqjeve morale do të vijë, po pasi të kalojë kjo kohë revolucionare e drejtësisë”, tha Rama.

 

rama akuza prokurorise kompani transporti

Lini një Përgjigje