Sipas Ramës, qeveria nuk mund të kurdiset dhe shkurdiset sa herë bëhet një akuzë mga SPAK.
Kryeministri Edi Rama tha se zëvendësja e tij, Belinda Balluku, nuk ka pse të japë dorëheqjen pasi për të është ngritur akuzë nga SPAK.
Rama paralajmëroi se ai do të flasë kur të ketë raportin e Këshillit të Mandateve për mandatin e Ballukut.
“Do pres raportin e Këshillit të Mandateve, për të thënë edhe unë fjalën time”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të enjten.
Ai përsëriti kërkesën e trefishtë të Ballukut për dorëheqje, të cilën ia ka refuzuar.
“Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tri herë, qysh kur iu ngrit akuza e parë, jo për korrupsion. Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri, me shkrim dorëheqjen kur u pezullua dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. E kam hedhur unë tri herë poshtë kërkesën e saj”, tha Rama.
Sipas Ramës, qeveria nuk mund të kurdiset dhe shkurdiset sa herë bëhet një akuzë mga SPAK.
“Kam bindjen që në këtë fazë revolucionare të jetës institucionale të vendit, ku ndryshe nga vendet me drejtësi dhe me institucione të konsoliduar, ne nuk mund të hymë në vallen e dorëheqjeve automatike sa herë ngrihet një akuzë. E di unë shumë mirë teorinë dhe praktikën europiane të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri, ku përmes SPAK drejtësia po bën një shërbim të pamohueshëm për vendin, por edhe një dëm serioz për administratën, mekanizmi i qeverisjes nuk mund të kurdiset dhe shkurdiset sa herë bëhet një akuzë”, tha Rama.
Në mbledhjen e 23 shkurtit 2026, mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit si deputete të Belinda Ballukut, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se PS nuk është dakord me arrestimin e Ballukut, por se çështja do të diskutohet.
Ai mbrojti idenë e dhënë nga anëtari socialist i Këshillit, Ulsi Manja, i cili deklaroi se mjaftojnë masat e marra deri më tani ndaj Ballukut.
Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera!!! Po pse o toc-kukllari, pabarazia ne tendera cfare eshte?! Si shpjegohet kaq shume hajduta ka ky vend ne nivel popullsie?! Te kete lidhje me pushtimin osman apo ne pellazget e kemi ne ADN vjedhjen?!