TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 11:53

Rama shfryn ndaj gjyqtarëve: Ku ishit ju kur Berisha e thërriste ‘lavire Bulevardi’ kryeprokuroren

Shkruar nga Pamfleti
Rama shfryn ndaj gjyqtarëve: Ku ishit ju kur Berisha e thërriste
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku pas SPAK, nuk ka nguruar as të sulmojë gjyqtarët.

Në fjalën e tij para Grupit Parlamentar, Rama u rikujtoi “njerëzve të drejtësisë” sharjet dhe fyerjet që kanë marrë nga paaradhësi i tij, Sali Berisha si dhe fyerjet aktuale që kreu i PD-së bën ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

"Nuk ka asnjë reflektim të mundëshëm në horizontin e pushtetit gjyqësor. Kjo parti nuk ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisës më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë dhe faktor më i heshtuar politik ndaj fajeve dhe gafave të drejtësisë së pavarësuar, në thelb unë ngre probleme serioze me të cilat duhet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota. Para se të shkruajnë “presion ndaj drejtësisë” për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre, mirë është ta kujtojnë ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puçiste dhe e ulte lavire prokuroren e përgjithshme. Nëse ju vjen zor ta kujtojnë se ku mund të ishin fshehur,  le të mos e harrojnë se tani, sot, në këtë kohë, atij që s’u bë dot pasardhësi im, pasi ishte parardhësi im, nuk ia artikulojnë dot gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz te dera e SPAK. U sugjeroj të merrem me mesazhin se paguhen si frëngu pulën nga taksat e shqiptarëve që të qeverisin sistemin e ri të drjetësisë jo që të ankohen për ndërhyrje dhe presione inekzistente nga unë që i kam dorëzuar shpatën e drejtësisë të pavarurr, e cila rrinte në zyrën time që në vitin 1912. Kurrë nuk do ndërhyjmë ne në çështje që i takojnë drejtësisë.", tha Rama.

 

rama shfryn ndaj gjyqtarëve

Lini një Përgjigje