4 ditë më parë prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres.
Kryeministri Edi Rama mbledh sot në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët e PS, në një takim që zhvillohet në pritje të një qëndrimi zyrtar për çështjen që përfshin zv/kryeministren Belinda Balluku.
Takimi nis me fjalën e kreut të qeverisë. Më pas, dhjetë ministra raportojnë për sektorët që drejtojnë, projektet në zbatim dhe ecurinë e punës në institucionet përkatëse. Në përmbyllje të mbledhjes, fjalën e merr kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Katër ditë më parë, prokurorët e SPAK paraqitën në Kuvend argumente shtesë dhe kërkuan autorizim për arrestimin e zv/kryeministres.
“Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, thanë Prokurorët e SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua imuniteti i ish numrit dy të qeverisë.
“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK.
Pasi prezantuan provat e reja për Ballukun dhe pasi janë dëgjuar nga anëtarët e Këshillit, tre prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Brençi dhe Dorina Bejko janë larguar.
Ndërsa diskutimet vijuan mes anëtarëve të Këshillit të Mandateve, të cilët do të hartojnë edhe një raport, që do ta çojnë në Kuvend për miratim në datën 5 mars.
Vendimmarrja i takon Kuvendit, ku shumica socialiste do të duhet të zgjedhë mes dy raporteve: atij të paraqitur nga opozita që mbështet lejimin e arrestimit dhe qëndrimit që do të mbajë vetë shumica. Ky pozicion pritet të bëhet i qartë në ditën në vijim. Kuvendi parashikon ta shqyrtojë kërkesën e SPAK në një nga dy seancat e ardhshme.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi Ballukun se ka tentuar të ndërhyjë te dëshmitarët, nëpërmjet kërcënimeve apo dhënies së ryshfeteve. Akuza pati edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas Bardhit, kishte urdhëruar pesë anëtarët e Këshillit të Mandateve për t’u bërë ‘mburojë’ për numrin dy të qeverisë.
Kjo eshte e mbesa e gjyshit qe bente orgjira me kengetaret e e kohes. Morali nuk ma lejon me ke e si, por brezi i 70 vjecareve i di mire mutrat e cdo kohe. Si i thone te vjetrit, mut i jati mut i biri mut ai qe beri t'ane. Njeriu i thjeshte perbuzet po t'i kete rreshqitur nje here kemba ne zgjedhjen e shokut te jetes e jo me disa here. Si mund te shkojne punet mbroth ne kete bote kur kokat e shteteve bizneseve jane me imoralet, sidomos persa i perket familjes. Fillo nga Doni, Putin, B. Johnson, Makron, ky i joni, Musk, Gate e lista nuk ka fund. Rasti i Epstein diskreditoi terer klasen e oligarkise financiare e politike. Dhe me e bukura keta injorante sundojne boten e bota kujton se jane te mencur nga qe kane vene para e tallin bythen me popujt. Dikur matrapaz quhej kush e blinte nje mall 5 dhe e shiste 8 e Ameriqenet kane nje fjale "madheshtore" BUSINESS, cfare poshtersie. Njerezia e paditur kujton se Musk di te beje makina, raketa e AI. Di vetem te palloje gra e te beje 14 femije e kushedi sa te tjere se ka para para para. Nje mut qe te haje, se eshte vetem nje matrapaz, whiler dealer. Te krijosh e prodhosh nje produkt punjone shume e shume inxhiniere, teknike e profesioniste te zote e genius. Njerez te mire mos u mashtroni nga "Big Brother", e filma turq bythqi... por mendoini thjesht se thjeshtesia eshte bukuria me e bukur e jetes.