TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 07:35

"Nuk do të ndalemi", Balliu: Protesta e 28 shkurtit do të jetë ndryshe nga të tjerat

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk do të ndalemi", Balliu: Protesta e 28 shkurtit do të

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka folur lidhur me protestën e 28 shkurtit. Balliu u shpreh se të shtunën pritet një protestë ndryshe nga të tjerat, teksa shtoi se opozita do të vijojë me diversifikimin e protestave, ku qëllimi është që të jenë të vazhdueshme dhe të mos ndalen.

Sipas deputetit demokrat, kërkesa për qeveri teknike do arrihet përmes presionit të opozitës, e kombinuar me takimet që po mbahen me ndërkombëtarët.

“Për çështje logjistike të organizimit unë nuk do jap detaje, por një gjë është e sigurt, që do jetë ndryshe nga çfarë ka qenë. Kjo opozitë ka një gjë plus, që ndryshe nga e kaluara, ka tanimë një mirëkuptim të situatës alarmante të vendit edhe nga komuniteti ndërkombëtar, pra ka një element shtesë sot. Grupi faktmbledhës erdhi nga EPP, pata mundësi të diskutoj me ta. Se çfarë diskutojmë në planin personal mos ma kërkoni. Unë kam folur për çështjen e AKSHI-t. Për protestën mund t’u garantoj që do jetë krejt ndryshe nga ajo që ishte herën e fundit, dhe opozita do vijë me diversifikim të protestave. Ajo çka garantojmë ne është vazhdimësia, ne do mundohemi ta bëjmë në forma të ndryshme. Për çështje logjistike unë s’mund të jap detaje. Protesta të vazhdojë dhe mendoj që do jetë e suksesshme. Rëndësi ka të mos ndalojë", tha Balliu për “A2 CNN”.

Ai theksoi se presioni i brendshëm do të kombinohet me takimet me ndërkombëtarët, duke përmendur pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Mynihut ku ka diskutuar disa çështje.

Balliu shtoi se është njohur me modelin maqedonas dhe se, së bashku me aleatët ndërkombëtarë, ka propozuar një zgjidhje të ngjashme, duke iu referuar raportit të OSBE-ODIHR si argument mbështetës për këtë nismë.

"Ne vijmë edhe me një kërkesë zyrtare që është qeveria tranzirore apo teknike. Presioni që duhet të ushtrojmë ne si opozitë nga brenda, e kombinuar me takimet që ne po kemi me ndërkombëtarët. Unë vet isha te Konferenca e Mynihut, ku pata mundësi të komunikoj për AKSHI-n. Kam diskutuar dhe jam informuar si funksionon modeli maqedonas. Kemi bërë edhe propozim konkret me aleatët ndërkombëtarë, për një shembull siç është modeli maqedonas, për një arsye të thjeshtë: Raporti i OSBE-ODIHR në kohën kur është vendosur ligji për qeverinë teknike në Maqedoni, ka qenë 1000 herë se raporti i OSBE-ODIHR në 2025-ën”, u shpreh deputeti demokrat.

1 Komente

  1. s
    studio

    beji te fala FARIUT dhe PLAKUT MERE ....me long se mishi u maru....nje grup kriminal ne pushtet dhe nje grup kriminal ne opozite....qeveri tranzistore por pa ju te dy PD PS....nuk heqim ....M.....dhe te veme K..........SKA ME TA HIDHNI PUSHTETIN SI TOP KORUPSIONI NGA NJERI TEK TJETRI...te ikin ajdutet e RILINDJES SE VDEKUR....dhe te vijne ajdutet e VDEKUR te RILINDUR .....ku eshte ai SHALSI i PS qe tha... ne nuk do vjedhim ashtu qare si kta te PD...ku eshte fshehur...ta thote edhe nje here kte...por me nje dryshim .....ja kemi kalu AJDUTEVE te PD por te dy palet jemi 1..sha dhe ngjajme si dy pika uji...kur vjen puna per te vjedh dhe abuzuar me pushtetin....ku eshte fshehur ai SHALSI I PS aman..... QE THA NE DO VJEDHIM ME STIL????????

    Lini një Përgjigje