TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2026, 19:10

"Duhet të zbresë 24 orë në shesh", Lapaj zbulon kushtet për bashkëpunim me PD

Shkruar nga Pamfleti
"Duhet të zbresë 24 orë në shesh", Lapaj zbulon
Adriatik Lapaj

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se forca politike që ai drejton mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën, por vetëm mbi kushte që, sipas tij, lidhen me interesin publik.

Ai kërkoi që opozita të organizojë një protestë të vazhdueshme, 24 orë në ditë, deri në arritjen e një zgjidhjeje politike. Sipas tij, mobilizimi në shesh duhet të jetë forma kryesore e presionit ndaj qeverisë.

Lapaj propozoi ngritjen e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor. Ai sugjeroi për A2 CNN që kjo qeveri të përbëhet nga profesionistë dhe të ketë si detyrë përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Një tjetër kusht që ai paraqiti lidhet me zhvillimin e tryezave politike në hapësirë publike dhe pa pjesëmarrjen e kryetarëve të partive, duke i konceptuar ato si forume qytetare.

Në planin zgjedhor, ai kërkoi hartimin e një drafti të ri për kodin zgjedhor. Propozimi i tij përfshin sistem proporcional kombëtar, lista të hapura, një zonë të vetme zgjedhore dhe 140 deputetë, duke përmendur modelin e Kosovës si referencë. Sipas Lapajt, ky draft duhet t’i paraqitet faktorit ndërkombëtar dhe të vendoset si detyrim për shumicën.

Ai shprehu mosbesim ndaj marrëveshjeve të mëparshme mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, duke përmendur si shembull marrëveshjen e korrikut 2024. Sipas tij, opozita duhet të tregojë me veprime se synon përballje reale me kryeministrin Edi Rama.

Lapaj e lidhi arritjen e ndryshimit politik me angazhimin e plotë të opozitës dhe qytetarëve në protestë.

adriatik lapaj

2 Komente

  1. T
    Tony

    Lango e ronxho bonxho merrni pushtetin me voten e lire te popullit e jo me te gerthitura e te fjetura rrugeve si arixhinj o mjerane. Kush ju paguan te na nxirrni bojen e legene?

    1. s
      studio

      dakort me propozimet por bashkim me ate pjese qe kan ndyre sistemin kastile qe te kete kte rezultat eshte po aq kriminale....nuk kemi nevoje te zgjedhim M....me te vogel me....nuk duam asnje M.....35 vjecar.....RAMA dhe SALIU jane e njejta e keqe QE NGA 2008.....dhe ti LAPAJ do te duhet te sqarosh fjalet e perhapura se je pjelle e SALIUT....si SHABANI avokati i popullit te RAMES......

      Lini një Përgjigje