Kryeministri Edi Rama vijon të justifikojë kaosin që ka përfshirë juglindjen si pasojë e shembjeve në rrugën Librazhd-Përrenjas.
Rama krahason çarjen e rrugës me rrëshqitjen e dheut me rrugën Bernardino Machado në Torres Vedras në Portogali. Por kryeministri ka harruar një fakt shumë të rëndësishëm. Rruga në Portugali u dëmtua pasi stuhia përfshiu vendin, ndërsa aksi Librazhd-Përrenjas pas dështimit me mirëmbajten.
Kreu i qeverisë madje bën edhe ironi, ku shkruan “si ka mundësi që opozita nuk e ka denoncuar në SPAK ngjarjen”.
“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë (…) po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit…”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ndër të tjera, Rama nuk la pa shënjestruar as mediat, duke i quajtur si “700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik”.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!
Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e… pic.twitter.com/UeAyAl6uE3
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2026
A SI NUK KE PIKE TURPI POR JU SHTET ORDINER CDO GJE ESHTE BERE NORMALE PIKA QE SU BIE .
vetem me nje dryshim te vogel....ne portugali skan abuzuar me leket e berjes se ruges eshte natyrore....ktu ke ne ABUZUESIT me rugen jane BALLUKU qe ben video dhe PALLOSHI fsheh bemat.....