TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2026, 21:25

Malaj sfidon socialistët: Nesër kërkojini publikisht Ramës të japë dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti
Malaj sfidon socialistët: Nesër kërkojini publikisht Ramës
Arben Malaj

Arben Malaj u ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Socialiste që në mbledhjen e nesërme të strukturave drejtuese të kërkojnë publikisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Malaj deklaroi se mbledhja përbën një moment vendimmarrjeje për socialistët. Sipas tij, ata duhet të vendosin interesin e vendit përpara atij partiak dhe të përdorin këtë forum për të reflektuar mbi situatën politike.

Ai e krahasoi situatën aktuale me zhvillimet e vitit 2005 brenda Partisë Socialiste, kur partia kaloi ndryshime të brendshme. Sipas Malajt, rrethanat kërkojnë një qëndrim të qartë politik.

Në analizën e tij, ai përmendi qëndrimet e institucioneve financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian. Ai theksoi se këto institucione e konsiderojnë të papranueshëm çdo veprim që cenon drejtësinë dhe se veprime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian.

Malaj paralajmëroi se mosndryshimi i situatës politike mund të krijojë pengesa në negociatat me Bashkimin Evropian. Ai shtoi se brenda grupit parlamentar socialist mund të ketë deputetë që ndikojnë në vendimmarrje, veçanërisht në çështje që lidhen me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kushtetutë.

I pyetur për emra konkretë, Malaj nuk dha detaje. Ai tha se individët duhet të marrin vetë përgjegjësinë për hapat që vendosin të ndërmarrin.

arben malaj rama ps

1 Komente

  1. v
    vk

    Pse akoma kane ngelur socialiste?! Une e di qe e kane ndruar lekuren gjate pushtimit!

    Lini një Përgjigje