
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”, i cili synon të forcojë rregullat për ushtrimin e funksioneve publike dhe të kufizojë përfitimet pas largimit nga detyra.
Ligji vendos kufizime për zyrtarët e lartë pas përfundimit të mandatit. Ata nuk do të mund të angazhohen si drejtues në kompani private, me qëllim shmangien e përplasjes së interesave mes detyrës së mëparshme dhe angazhimeve të reja.
Rregullat prekin edhe rrethin familjar të zyrtarëve. Dispozitat parashikojnë kufizime për familjarët, për të parandaluar përdorimin e lidhjeve personale në funksion të përfitimeve të padrejta.
Me dekretimin e këtij ligji, kuadri ligjor për konfliktin e interesit përfshin masa që synojnë kontroll më të rreptë mbi marrëdhëniet mes funksionit publik dhe sektorit privat.
Ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, vendos kufizime për zyrtarët e lartë, përfshirë ndalimin e përfitimeve pas lënies së detyrës dhe gjoba të majme për fshehjen e pasurisë apo interesave private.
Sipas dispozitave të reja, rrjeta e kontrollit zgjerohet jo vetëm tek zyrtarët, por edhe te personat e lidhur me ta. Disa nga pikat më kritike të ligjit përfshijnë:
Izolim nga fondet dhe pronat publike. Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët (së bashku me familjarët e tyre) e kanë rreptësisht të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.
Zyrtarëve u ndalohet rreptësisht pranimi i dhuratave, favoreve apo trajtimeve preferenciale. Vlera maksimale e lejuar për dhurata simbolike tradicionale kufizohet në vetëm 10,000 lekë. Çdo dhuratë mbi këtë vlerë duhet të refuzohet ose të raportohet.
Ku i gjejne keta daulle lekure bosh nga brenda dum dum dum?