TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 10:44

Erion Braçe denoncon rrugët e dëmtuara në Tiranë: Të dërrmuara prej vitesh, problem i madh për banorët (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Erion Braçe denoncon rrugët e dëmtuara në Tiranë:
Rrugët e dëmtuara në njësinë 5 në Tiranë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, publikoi një video në rrjetet sociale ku denoncon gjendjen e rënduar të disa rrugëve në Njësinë 5 në Tiranë. Ai tregoi segmentet e dëmtuara pas shkollës “Vasil Shanto” deri pranë selisë së KESH, duke evidentuar gropa dhe degradim të theksuar të asfaltit.

Sipas Braçes, në disa prej këtyre rrugëve ka ndërhyrë ujësjellësi për riparime, por pas përfundimit të punimeve nuk është rikthyer shtresa e asfaltit. Ai theksoi se ka edhe segmente që janë amortizuar prej shumë vitesh, pa asnjë investim apo rikonstruksion, duke krijuar vështirësi serioze për banorët e zonës.

"Është akoma edhe më shumë e dërrmuar, këtu poshtë makinave po e po. Besoj se ujësjellësi ka bërë riparimet dhe normalisht duhet të vijnë të bëjnë asfaltin. Kjo është rrënuar pa fund, duhet bërë nga e para. Nuk besoj se ka rrugë tjetër si puna e kësaj në lagjet e njësisë 5.

E njëjta gjë, edhe këtu, rruga tjetër, paralele me atë që iu tregova, ujësjellësi ka bërë defektin dhe ka ngelur kështu. Ndërkohë që vitet kanë bërë të tyren këtu. Vazhdon deri në fund, kështu është, e dërrmuar.

Të gjitha rrugët e lagjes pas shkollës “Vasil Shanto” e deri te selia e KESH-it, janë kështu. Të dërrmuara me thënë të drejtën, duhet të ketë 15 ose 16 vite, a mos më tepër kur janë bërë. Është natyrisht problem shumë i madh për banorët e kësaj lagjeje, janë disa rrugë vertikale dhe horizontale që janë dëmtuar dhe janë në këtë derexhe. Vështirësojnë hyrjen, daljen lirshëm në lagje. Çfarë t’iu them unë?”, tha Braçe.

Deputeti kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për sistemimin e rrugëve, duke e cilësuar situatën si problematikë të kahershme që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve të Njësisë 5.

erion brace tirane rruge te demtuara

Lini një Përgjigje