TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 11:32

"Pezullimi i Ballukut, ndërhyrje brutale", Rama: Gjyqësori të mos gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera

Shkruar nga Pamfleti
"Pezullimi i Ballukut, ndërhyrje brutale", Rama: Gjyqësori
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj vendimit për pezullimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si ndërhyrje të drejtpërdrejtë të gjyqësorit në pushtetin ekzekutiv.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se qeveria socialiste i dha pavarësi reale sistemit të drejtësisë, por theksoi se kjo pavarësi nuk duhet të kthehet në cenim të pushteteve të tjera.

Ai foli për ndërhyrje të pajustifikueshme të gjyqësorit në punët e ekzekutivit dhe legjislativit, duke paralajmëruar se balanca mes tre pushteteve rrezikon të prishet. Rama tha se sot rreziku nuk vjen nga politika ndaj drejtësisë, por nga tejkalimi i kompetencave nga ana e gjyqësorit. Sipas tij, disa prokurorë dhe gjyqtarë po sillen në mënyrë të papërgjegjshme, duke cenuar funksionimin normal të institucioneve.

"Për ndërhyrje të pajustifikueshme por dhe të panevojshme të gjyqësorit në punët ekzekutivit dhe legjislativit bashkë. Shteti ka tre pushtete të pavarura nga njëri tjetri dhe nëse njëri prej tyre hyn në punët e tjetrit, nuk vlen më ecuria. Ne e besojmë që kur Kushtetuta demokratike e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha kushtetutat e Europës thonë se ka 3 pushtete të pavarura, nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin më parë se ne të bënim gjithçka kemi bërë. Kjo parti i hyri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor.

Unë për këtë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësish bombave artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës lart e poshtë në Shqipëri që shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen u errëson sytë dhe i nis në drejtime ë cënojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë minimalisht shkelës të lirive të të drejtave të njeriut. Sot rreziku i udhëkryqit nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cënojnë pavarësinë e gjyqësorit, por të gjymtojnë pavarësinë e dy të tjerëve për të funksionuar dhe kjo ka ndodhur. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend. Sepse ky vend që është në ngjitje nuk e ka luksin të frenohet dhe jo më të ribjerë aty ku ishte. Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale pezullimi i ministrit me një vendim të një seance paraprake pa gjyq i pandodhur në historinë e botës”, tha Rama.

1 Komente

  1. H
    Hari

    PSE kush eshte balluku dhe gjithe politikanet,presidenti,gjyqtaret,deputetet,ministrat,kush kujtoni SE Jeni?te gjithe Jeni njeso para ligjit,Po ikni shporruni te gjithe,te pastrohet vendi nga fara juaj e keqe dhe te marri fryme lirisht me ne fund populli,dhe Kur them te gjithe,te gjithe ju politikanet e mbaruar,si nga mazhoranca,si nga opozita,qerrohuni nje here e mire

    Lini një Përgjigje