TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 11:24

Rama flet me kode para socialistëve: Jemi në udhëkryq, bombat artizanale po hidhen nga të gjitha anët

Shkruar nga Pamfleti

Rama foli para socialistëve për bomba që po u hidhen atyre nga të gjitha anët, opozita, media, gjyqtarët dhe SPAK, të cilën nuk ia kurseu sulmet.

Rama flet me kode para socialistëve: Jemi në udhëkryq, bombat
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot publikisht se partia se Partia Socialiste ndodhet në një “udhëkryq” dhe sprovë aftësie si forcë udhëheqëse e vendit.

Sipas Ramës, pas fitores së fundit zgjedhore dhe hapjes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, ku zhvillimet politike dhe ekonomike vendosin për ecurinë e mëtejshme të vendit. Sipas tij, reforma në drejtësi, stabiliteti politik dhe kursi ekonomik përbëjnë elementë kyç të kësaj faze.

Kreu i qeverisë kërkoi disiplinë brenda grupit parlamentar, duke paralajmëruar se çdo ngecje apo lëkundje mund të ndikojë negativisht në fuqinë ekonomike dhe në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Ai theksoi se vendi nuk përballet me ndryshim raportesh strategjike, por me rrethana që mund të dëmtojnë progresin nëse nuk menaxhohen me përgjegjësi.

"Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fund muajit, ku këta radhë do të jetë qeveria që do të raportojë para grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë përmes mediave opinionin që kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi, jo thjesht ne, por vendi ynë sot.

Pas një fitore historike, pas çeljes së të gjitha kapitujve të negociatave me BE, si dhe pas zhvillimeve që lidhen sa me ecurinë dhe fatin e reformës historike në drejtësi, aq edhe me qëndrueshmërinë politike dhe shtet bërjen.

Unë besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ndërkohë që ekonomia vazhdon të ecë me rimtët e parashikuara, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të shkëlqejë ndërkombëtarisht, ndërkohë që projektet në zhvillim, hartim e sipër për ti zhvilluar në këtë mandat, udhëkryqi ku ndodhemi sot paraqet disa rreziqe që kërkojnë një kuptim të drejtë, adresim të vendosur dhe një disiplinë nga ana jonë. Sepse përndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numër, për tu ngjitur aty ku prej dekadash e kërkon amaneti dhe patjetër e meritojnë gjeneratat. Çdo vend numëro për Shqipërinë sot është rënie ekonomike.", tha Rama.

Rama foli me kode edhe për situatën e rëndë ku ndodhet partia dhe qeveria e tij pas akuzave nga SPAK, teksa nuk la pa sulmuar mediat dhe kreun e PD, Sali Berisha.

“Jam besimplotë që do ta kalojmë këtë test, pavarësisht bombave artizanale... Dhe këtu nuk e kam vetëm për bombat që hidhet në rrugët e Tiranës nga njerëz të dëshpëruar, por edhe për ato të tenxhereve mediatike”, shtoi Rama. 

rama flet me kode para socialistëve jemi në udhëkryq

Lini një Përgjigje