TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 13:06

"Korrupsioni në nivel serioz", raportuesi i PE ngre alarmin për Shqipërinë: Kërkohen hetime të nivelit të lartë dhe dënime!

Shkruar nga Pamfleti
"Korrupsioni në nivel serioz", raportuesi i PE ngre alarmin
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti Europian, Andreas Schieder

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti Europian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe funksionimin e standardeve demokratike në vend.

Në draft-raportin dhe draft-rezolutën e publikuar, ai vëren se klima politike vijon të mbetet e polarizuar dhe se ka sinjale për presion ndaj votuesve, elementë që kërkojnë reagim të menjëhershëm institucional.

Raporti i PE, thekson se, megjithëse kuadri ligjor për zgjedhjet konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm, tensioni politik dhe retorika e ashpër po ndikojnë negativisht në kontrollin parlamentar dhe në besimin e qytetarëve tek institucionet demokratike. Sipas raportit, përplasjet e vazhdueshme politike krijojnë një ambient që dëmton stabilitetin institucional.

“Ka presion ndaj votuesve, ka polarizim. Javët e fundit është radikaliauar duke u përpjekur për të bërë protesta në rrugë. Sa i takon korrupsionit, reforma po ecën. Shqipëria ka bërë progres, por ka ende punë. Kërkohen hetime të nivelit të lartë dhe dënime, pasi ka çështja e korrupsionit ngelet problematike.”, tha ai.

Schieder nënvizon se procesi i reformave ka sjellë përparim, por thekson se lufta kundër korrupsionit kërkon rezultate konkrete, veçanërisht në nivelet e larta të administratës dhe politikës. 

 

Lini një Përgjigje