TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 15:48

“Ka disa skenarë”, deputeti tregon strategjinë e opozitës për protestën e 28 shkurtit: Do jetë ndryshe nga të tjerat!

Shkruar nga Pamfleti
“Ka disa skenarë”, deputeti tregon strategjinë e
Sali Berisha në protestë

Partia Demokratike po përgatit disa skenarë për protestën e paralajmëruar më 28 shkurt. Deputeti Ivi Kaso deklaroi se tubimi i radhës do të ndryshojë nga format e mëparshme, si në organizim ashtu edhe në zhvillim.

Ai sqaroi se opozita synon ta bëjë protestën më dinamike dhe me elementë të ndryshëm krahasuar me tubimet e kaluara. Sipas tij, kjo qasje nuk do të kufizohet vetëm në protestën e fundjavës, por do të shtrihet edhe në organizime të tjera në vijim.

Ai deklaroi se intensiteti i protestave do të varet nga reagimi i shumicës parlamentare dhe nga ecuria e çështjeve të tjera që, sipas tij, pritet të dalin në vijim. Opozita ka paralajmëruar vijim të aksionit politik nëse kërkesat e saj nuk merren parasysh.

Kaso: Ka disa skenarë për protestën e radhës të opozitës. Do jetë një protestë e ndryshme nga të tjerat, ka një skenar. Edhe nga dinamika, jo vetëm nga skenografia, por edhe mënyra se si zhvillohet. Madje jo vetëm me këtë protestë, por ehe më të tjerat, do të jenë të larmishme.

Protestat do të mbahen edhe në varësi të situatës politike, ngjarjeve politike, dhe nëse mazhoranca do vijojë të mbrojë politike zonjës Belinda Ballukun duke mos pranuar që t’i heqë imunitetin, por edhe personazheve të tjera që do të jenë të implikuar në vijim se ka një seri dosjesh të tjera. Kështu që do shikoni një mënyrë më kreative dhe një vijim të protestave.

sali berisha protesta

Lini një Përgjigje