Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Ramën se “sulmoi në mënyrën më të verbër drejtësinë”, duke pretenduar se qëndrimi i kryeministrit lidhet drejtpërdrejt me interesat e tij personale.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama mbrojti veten dhe sulmoi sistemin e drejtësisë.
“Përveç e mbrojti veten duke përdorur administratën, rolin dhe misionin e saj në një shtet, duke përdorur dhe ndershmërinë dhe dinjitetin e saj, Edi Rama sulmoi drejtësinë, institucionin e akuzës dhe gjithçka vërtitej rreth tij”, tha Berisha.
Për Berishën zgjidhja për largimin e Edi Ramës nga pushteti është ngritja e qytetarëve në protestë.
“E shtuna në ora 6 është dita juaj, dita e goditjes më të rëndë të narkoregjmit dhe kreut të tij Edi Rama”, tha Berisha ndër të tjera.
Mja me berishen shuranikun vec kunder rames me fek lajme e drejta do tju beje me mire