
Albana Koçiu merr detyrën e zëvendëskryeministres, duke zëvendësuar Belinda Ballukun në këtë post.
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar kabinetin qeveritar, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Albana Koçiu ka marrë detyrën e zëvendëskryeministres, duke zëvendësuar Belinda Ballukun në këtë post. Balluku lë edhe drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, e cila i kalon Enea Karakaçit.
Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka emëruar Ferit Hoxhën, ish ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke u larguar kështu nga ky post Elisa Spiropalin.
Rama ka larguar Pirro Vengun, duke ia besuar Ministrinë e Mbrojtes Ermal Nufit.
Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe merr postin e ministrit të Brendshëm. Në krye të Ministrisë së Drejtësisë emërohet Toni Gogu.
Erjona Ismaili merr detyrën e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndryshimet prekin disa prej posteve kryesore të qeverisë dhe hyjnë në fuqi pas miratimit të procedurave përkatëse.
Ja ndryshimet në qeveri:
-Albana Koçiu largohet si ministre e Brendshme, emërohet zv/kryeministre
-Besfort Lamallari largohet nga Drejtësia, emërohet ministër i Brendshëm
-Toni Gogu largohet si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, emërohet ministër i Drejtësisë
-Erjona Ismaili emërohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
-Ferit Hoxha ministër i Jashtëm, zëvendëson Elisa Spiropalin
-Enea Karakaçi emërohet ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, zëvendëson Belinda Ballukun
-Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes, zëvendëson Pirro Vengu
Po arsimin që është përtokë????? Ka lënë atë të paaftën injorante.Kanë nga 14 vjet drejtoreshat e shkollave të pazevendësueshme. KUR DO VIJË KOHA TË QARKULLOJNË ?????? I KANË BËTË SHKOLLAT ÇIFLIG PERSONAL.
Te bej cfare te doje ky psikoja! Me rruget ca do behet? Jugu me mire te jete pjese e Greqise. Do dalin nga fukaralleku, do shpetoj nga pushtuesi.
Me ate piro mutin ka ber sevap
Pas performances se shkelqyer me ndalimin e monopatinave elektrike Albana cop mishi Kociu rritet ne detyre. Pac fatin e paraaedheses tende sa me shpejt.