Analisti Mentor Nazarko ka komentuar ndryshimet në qeverinë Rama, ku ka largime dhe lëvizja brenda qeverisë. Për Nazarkon lëvizjet nuk janë me mesazh politik, por teknokratë dhe vendosje njerëzish të besuar.
Po ashtu, ai tha se kjo është një përpjekje për të fshehur apo për të mos i dhënë rëndësi largimit të Ballukut.
Mentor Nazarko në “Të Paekspozuarit’: Këto janë figura jo të votuara. Nuk kanë kaluar sprovën e votimit popullor, janë figura me karakter teknokrat, apo eksperiencë në drejtime korporatash, apo ambasadash. Ndryshim që konfirmon vazhdimësi.
Vijnë figura që kanë patur marrëdhënie preferenciale me ata që kanë qenë drejtuese në dikasteve, siç vjen ministri i ri i energjisë. Kemi Toni Gogun, që ka eksperiencë në drejtësi.
Kemi edhe rikonfirmimin e zonjës Koçiu, që është besnike e Ramës.
Nëse ka një emërues që mund t’i vendoset kësaj amalgame, është përpjekja e Ramës për të sjellë figura të papërfolura dhe kritikuar. Është për të vendosur përballë sulmit të opozitës, figura të papërfolura. Është element që mund të konsiderohet cilësor. Është edhe përpjekje për të fshehur apo për të mos i dhënë rëndësi largimit të Ballukut.
Nazarko, je i pa vlere.