TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 21:08

Ndryshimet në qeveri, Alimehmeti: Përpjekje e Ramës për të ruajtur pozitat e tij!

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në qeveri,  Alimehmeti: Përpjekje e Ramës për
Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti ka komentuar ndryshimet e  fundit në kabinetin qeveritar. Alimehmeti tha se ristrukturimi i thellë i qeverisë nuk lidhet me përmirësimin e administrimit, por me ruajtjen e pozicionit të kreut të ekzekutivit. Sipas tij, ndryshimet në kabinet nuk kanë motiv tjetër përveç interesit politik të kryeministrit.

“Të gjitha këto janë masa të dëshpëruara. Ndryshimi i madh i kabinetit bëhet për pozicionin e tij. Nuk bëhet për arsye tjetër.”- tha ai.

Alimehmeti u ndal edhe te iniciativa për të ndryshuar nenin 242 të Kodit Penal. Ai argumentoi se një ndërhyrje e tillë nuk rrjedh nga një program reformues. Sipas tij, nëse do të ekzistonte një vizion për rishikim të legjislacionit penal, ai do të ishte zbatuar në fillim të mandatit dhe jo në një fazë me tension politik.

“Prekja e Kodit Penal nuk lind nga një nevojë apo vizion. Po të ishte vizion, do të ishte bërë në vitin e parë apo të dytë të mandatit. Tani bëhet për të vendosur një mburojë ndërmjet drejtësisë dhe vetes së vet.”- u shpreh Alimehmeti.

 

ilir alimehmeti ndryshimet ne qeveri

Lini një Përgjigje