
Vendi do të ndikohet këtë të premte nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me alternime të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë më të theksuara në orët e mesditës dhe të pasdites, ndërsa më vonë moti pritet të përmirësohet, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.
Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në shumicën e zonave të vendit, me përjashtim të vijës bregdetare. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe, në disa raste, me breshër.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe përgjatë luginave, herë pas here, ajo mund të arrijë deri në 12 metra në sekondë.
Në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim me forcë 2 deri në 3 ballë.
Lini një Përgjigje