TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2026, 10:25

Nga kritikat te veprimi, Spiropali e 'patrembur' nga Rama; nis takimet me strukturat e PS

Shkruar nga Pamfleti
Nga kritikat te veprimi, Spiropali e 'patrembur' nga Rama; nis takimet
Elisa Spiropali takim me strukturat e PS

Elisa Spiropali ka nisur takimet me strukturat e Partisë Socialiste në zonën e saj elektorale, duke dhënë një sinjal të drejtpërdrejtë për vijimin e aktivitetit politik në terren, në një moment të qartë përplasjesh me Ramën.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Spiropali shkruan: “Kudo dhe kurdo me socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije.”

Ky hap vjen një ditë pas reagimit të saj publik, ku deputetja artikuloi kritika të drejtpërdrejta për mënyrën e funksionimit të administratës dhe vendimmarrjes.

Në deklaratën e publikuar më 17 prill, Spiropali përmendi “drejtorokracinë” dhe theksoi se administrata detyrohet të zbatojë urdhra të paligjshëm nën presion eprorësh. Ajo shtoi se disa institucione “nuk i përgjigjen më ligjit, por klanit” dhe se vendimmarrja është përqendruar në pak individë.

Deklaratat e saj pasojnë përplasjet e regjistruara në mbledhjen e Asamblesë së PS më 28 mars në Pallatin e Brigadave.

Sipas burimeve nga mbledhja, Kryeministri Edi Rama i ndërpreu fjalën deputetës duke iu drejtuar me këto fjalë: “Ti në prezencën time nuk komunikon, sidomos kur unë jam këtu.”

Përplasja vijoi edhe gjatë prezantimit të strategjisë së komunikimit nga ministrja Erjona Ismaili. Një reagim i Spiropalit u pasua me ndërhyrje dhe tension verbal. Në një moment tjetër, Rama i tha: “Mos më provoko se do të nxjerr jashtë.”

Këto ishin përplasjet e para mes Ramës dhe Spiropalit të cilat u bënë publike dhe morën vëmendjen e opinionit dhe medias.

Spiropali mbante më parë postin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe u zëvendësua nga diplomati Ferit Hoxha, në një lëvizje që u formalizua në ndryshimet e qeverisë.

Nisja e takimeve në terren pas këtyre zhvillimeve vendos një vijë të qartë veprimi nga Spiropali, e cila nuk kufizohet në reagime publike, por po vijon aktivitetin me strukturat e partisë në bazë./ Pamfleti

elisa spiropali partia socialiste

2 Komente

    1. T
      Tony

      Sa e mire je bo mi ku... Para te madhe duhet te kesh bere. Ik thyej qafen ne Laluceri e nderto nje kotec me pula, se vetem per ate pune je. Tironen e Shqiperine vetem cunat e gocat qe jane lind e rrit ne Tirane e bejne.

      Lini një Përgjigje