TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 22:34

Bardhi akuzon policinë për dhunë: Sulm çnjerëzor ndaj qytetarëve dhe deputetëve

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi akuzon policinë për dhunë: Sulm çnjerëzor ndaj
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjeve në protestën e opozitës, duke akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë ndaj qytetarëve dhe deputetëve.

Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi ndërhyrjen e policisë si një akt të rëndë provokimi, duke e lidhur atë me situatën politike në vend.

Sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë. Kjo ndodh sa herë dikush ndjen fundin dhe fundi i tij është i shpejtë dhe i dhimbshëm”, u shpreh Bardhi.

Ai paralajmëroi se çdo efektiv që, sipas tij, ka shkelur ligjin gjatë ndërhyrjes, do të mbahet përgjegjës.

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. E drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush”, deklaroi ai.

Në vijim, Bardhi theksoi se veprimet e policisë nuk mund të justifikohen.

bardhi pd proteste

1 Komente

  1. E
    E djathta

    Aman o Gaz Bardhi se na hapet barkun me keto deklarata te peshtira. Une qe shkruaj jam nje e djathte por jo demokrate si ti me Sali Berishen. Po ju cfar tregoni me grupe njerezish te veshur me te zeza dhe me pska mbrojtese ne fytyre qe i paguani si mercenare per te hedhur molotove mbi policine e shtetit. Po ata nuk jane bij nenash, baballare vellezer e motra te popullit qe punojne per buken e gojes dhe ju ju hidhni ne fytyre molotovet, apo ata i ka pjelle lopa. Ne keni b.... shkoini Kryeministrit tek shtepia dhe protestoni. Protesta mund te jete dhe e paqte dhe fisnike dhe vetem nese ju sulmojne policia pa shkak mund te dalesh me kete deklarate. Keshtu qe kete deklarate merre dhe fshi menderen, po kujdes mos eshte leter e trashe dhe te demton.Turp per keto deklarata.

    Lini një Përgjigje