TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2026, 10:08

Rritja e çmimit të naftës, Tabaku: 11 mln euro kanë paguar qytetarët më shumë, qeveria ka mbledhur 4.3 mln € taksa

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e çmimit të naftës, Tabaku: 11 mln euro kanë
Jorida Tabaku dhe Edi Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka folur për rritjen e çmimit të karburanteve.

Sipas deputetes, rritja e çmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejtë mbi ekonominë e familjeve shqiptare dhe mbi të ardhurat që arkëton qeveria nga taksat.

Tabaku veçon dy shifra që sipas saj ilustrojnë qartë situatën, 11 milionë euro shtesë të paguara nga qytetarët si rezultat i rritjes së çmimit të karburantit dhe 4.3 milionë euro të tjera të mbledhura nga qeveria vetëm përmes TVSH-së mbi këtë rritje.

Sipas saj, këto të dhëna tregojnë një model ekonomik që nuk funksionon në favor të shumicës, por përfiton një pakicë. Ajo argumenton se rritja e çmimeve po shfrytëzohet si burim të ardhurash për buxhetin dhe si mundësi fitimi për kompani të caktuara, ndërkohë që qytetarët përballen me një kosto gjithnjë e më të lartë jetese.

Tabaku thekson se familjet shqiptare po përballojnë një barrë të dyfishtë: çmime më të larta dhe taksa më të rënda, duke e lidhur këtë situatë me atë që ajo e quan një model ekonomik që nuk lejon reflektimin e uljes së çmimeve edhe kur ka hapësirë për këtë.

Në vijim, deputetja e PD-së bën thirrje për ndryshim të këtij modeli, duke nënvizuar se në shumë vende të rajonit dhe në Europë janë ndërmarrë politika për uljen e taksave dhe mbështetjen e qytetarëve, ndërsa në Shqipëri, sipas saj, ndodh e kundërta.

11 mln euro kanë paguar qytetarët rritja e çmimit të naftës

Lini një Përgjigje