TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2026, 08:17

"Qeveria në panik total", Gjekmarkaj: Po dhunohen qëllimisht deputetët e PD

Shkruar nga Pamfleti
"Qeveria në panik total", Gjekmarkaj: Po dhunohen qëllimisht
Gjekmarkaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, dhe kryetarja e degës 9 në Tiranë, Eda Grimçi, reaguan pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së opozitës në bulevardin përpara Kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediat para komisariatit të policisë nr.1, përfaqësuesit e PD dënuan aktet e ndodhura në protestë, duke i cilësuar si tregues të një përshkallëzimi të situatës.

Gjekmarkaj akuzoi qeverinë se po vepron nën presion dhe panik, duke pretenduar se po tenton të imponojë një “normalitet” përmes forcës. Ai ngriti shqetësimin për goditje të qëllimshme ndaj përfaqësuesve të opozitës gjatë protestave.

“Qëllimisht po goditen deputetët e PD, Luciano Boçi, Klevis Balliu. Jemi në një gjendje paradoksale, në protestën e shkuar u qëllua me topa uji drejt Berishës, u goditën disa deputetë, kjo tregon se qeveria është në fuqinë e panikut”, tha nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj.

Deklarata vjen në një kohë kur protestat e opozitës kanë shoqëruar tensione dhe përplasje, ndërsa palët vijojnë të shkëmbejnë akuza për përgjegjësinë e incidenteve.

1 Komente

  1. L
    Liu

    Isha ne shesh dje.. Njerezit ishin shume pak.. Populli nuk ju do o Gjekmarkaj. Ti me ato shpotite e tua te shpelara, Sala me ligesine, Kellici me bizneset e call centerave dhe familjen afer kupoles se Rames.. Mjaft, jeni bere te shpifur.. Jeni mburoja e pare e Rames

    Lini një Përgjigje