TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 22:46

Berisha viziton në spital deputetët e dëmtuar: Policia përdori helme për neutralizimin e arinjve

Shkruar nga Pamfleti
Berisha viziton në spital deputetët e dëmtuar: Policia
Berisha në QSUT

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mbrëmjen e sotme në Urgjencën e QSUT deputetët dhe qytetarët e lënduar gjatë përplasjeve të protestës me policinë.

Berisha u ndal pranë deputetëve Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, i cili sipas informacioneve është goditur jo vetëm nga gazi lotsjellës, por edhe me shkop gome gjatë ndërhyrjes së policisë.

Gjatë prononcimit për mediat, deputeti Luçiano Boçi deklaroi se është prekur nga gazi lotsjellës teksa ishte duke komunikuar me gazetarët në terren.

Ndërkohë, Berisha hodhi akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e ndërhyrjes gjatë protestës.

Policia ka përdorur helme që përdoren për neutralizimin e arinjve”, u shpreh ai para gazetarëve.

Kreu i PD-së shtoi më tej se gjatë protestës janë përdorur edhe mjete të tjera kundër protestuesve.

Policia ka hedhur granata zhurmuese dhe shishe molotov ndaj protestuesve. I garantoj mercenarët e Edi Ramës se do përgjigjen për këto akte antiligjore dhe krime të shëmtuara ndaj protestuesve paqësorë”, deklaroi Berisha.

berisha pd

Lini një Përgjigje