TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 12:51

Kuvendi rrëzoi SPAK, Gazment Bardhi: Problemi i Shqipërisë është Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi rrëzoi SPAK, Gazment Bardhi: Problemi i Shqipërisë

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi Kuvendi rrëzoi me 82 votat e deputetëve socialistë, kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Bardhi, i cili ishte përjashtuar nga punimet e Kuvendit, shkruan se Edi Rama tregoi se është kundër shqiptarëve dhe Europës.

“Mazhoranca e Edi Ramës është zyrtarisht kërcënim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Ata votuan sot kundër SPAK-ut për një arsye të vetme: për të mbrojtur Edi Ramën dhe për t’i vendosur drejtësisë vijën e kuqe se deri ku lejohet të hetojë.

Për 10 vjet Edi Rama u tha shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se askush nuk është mbi ligjin, por sot provoi të kundërtën”, tha Bardhi.

Sipas tij, problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e provave për korrupsionin e Belinda Ballukut, por një kryeministër që pengon drejtësinë për një hetim të shpejtë dhe të pandikuar nga pushteti.

“Integrimi europian matet me mënyrën si trajtohet korrupsioni në pushtet dhe me mënyrën si veprojnë institucionet për të mbrojtur ligjin. Sot Edi Rama dha përgjigjen më të keqe të mundshme: mbrojti korrupsionin dhe shpalli fajtore drejtësinë”, tha ai.

bardhi kuvend balluku

Lini një Përgjigje