Në seancën paraprake ndaj Ilir Metës dhe katër të pandehurve të tjerë, ish-presidenti, i marrë nën akuzë nga SPAK, ka folur për mënyrën e jetesës dhe shpenzimet e tij, duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri.
Sipas gazetares Anila Hoxha, mësohet se Ilir Meta ka deklaruar para gjykatës se jetesa e tij ka qenë e thjeshtë dhe se akuzat për luks nuk qëndrojnë.
“Kam bërë jetë të thjeshtë dhe jo jetë luksi, nuk kam pirë verën as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me çarter”, është shprehur Meta gjatë seancës.
Ndërkohë, seanca paraprake vijon në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet dosja ndaj ish-presidentit dhe të pandehurve të tjerë.
Më herët, para nisjes së seancës, ish-deputetja Monika Kryemadhi deklaroi para mediave se gjatë seancës së sotme priten zhvillime.
Edhe Toto Riina, nuk jetonte ne Luks por ishte pergjegjes per gjithe vrasjet e Mafias Italiane!