Pas deklaratës së bujshme të gazetarit Elton Tozaj në emisionin “T7”, ku aludoi se Françeska Murati është kthyer në Shqipëri për “dashnorin” dhe jo për diellin apo rërën, nuk ka vonuar edhe reagimi i vetë ish-banores së “Big Brother VIP 3”.
Në videon e postuar nga televizioni në faqen zyrtare në Instagram, Françeska ka lënë një koment mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, duke mos i kursyer ironitë dhe akuzat ndaj gazetarit për shpifje.
”Keni b*thë me fol atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marr pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime se s’keni këllqe me u marr me lajme të vërteta”, shkruan Françeska.
Ky koment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qindra ndjekësve, duke u shoqëruar me pëlqime dhe debate të shumta midis atyre që mbështesin Françeskën për reagimin e saj të prerë dhe atyre që vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin e gazetarit. Duket se kjo përplasje sapo ka hapur një kapitull të ri në mediat rozë.
Lini një Përgjigje