
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi gjatë konferencës për shtyp pas samitit të NATO-s në Ankara se Italia nuk ka marrë pjesë në sulmet ndaj Iranit. Ajo theksoi se vendi i saj i ka respektuar angazhimet ndërkombëtare pa u përfshirë në operacione ushtarake kundër Teheranit.
"Qëndrimi i Italisë për përdorimin e bazave ushtarake në vendin tonë është i qartë. Ne i respektojmë angazhimet tona si të gjitha kombet serioze, por thamë se nuk do të merrnim pjesë në sulme në Iran dhe nuk kemi marrë pjesë në sulme në Iran", tha Meloni.
Kryeministrja italiane u shpreh gjithashtu se qeveria e saj vijon të mbështesë një zgjidhje diplomatike të konfliktit, duke shtuar se rruga ushtarake nuk ka prodhuar rezultatet e pritshme.
"Unë besoj se deri më tani opsioni ushtarak në këtë rast nuk ka dhënë rezultate kaq konkrete dhe mendoj se duhet të këmbëngulim në kapacitetin dhe mundësinë e negociatave", u shpreh Meloni.
Lini një Përgjigje