Një histori e jashtëzakonshme shpëtimi është regjistruar në Venezuelë, e cila u godit nga tërmete të fuqishme më 24 qershor. Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, pasi kishin qëndruar të bllokuar për 11 ditë.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua në zonën e La Guaria, një nga më të goditurat nga lëkundjet sizmike të 24 qershorit. Familja ishte bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi që u shemb gjatë tërmetit.
Sipas autoriteteve, nëna arriti t'i mbante gjallë tre fëmijët e saj duke i ushqyer me gji gjatë gjithë kohës që qëndruan nën rrënoja. Pas një operacioni intensiv kërkimi, ekipet e emergjencës i lokalizuan dhe i nxorën të gjallë.
Ndërkohë, bilanci i tërmeteve vijon të rëndohet. Sipas të dhënave zyrtare, 3,685 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16,740 të tjerë janë plagosur. Mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.
Katastrofa ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke shkatërruar ose dëmtuar rreth 60 mijë ndërtesa dhe duke lënë pa strehë mijëra familje.
Autoritetet dhe ekspertët paralajmërojnë se, krahas pasojave të tërmeteve, rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive mbetet i lartë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve të vështira higjieno-sanitare në zonat e prekura.
International aid teams have helped carry out Venezuela’s "miracle rescues" after the twin earthquakes struck, but are now preparing to leave.
— Al Jazeera English (@AJEnglish) July 6, 2026
Thousands are still searching for relatives in the rubble as frustration grows over the government’s response. pic.twitter.com/t2zJgPkcRs
Lini një Përgjigje