
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin kombëtar Lushnje-Berat, në afërsi të qendrës së fshatit Fier-Shegan.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e goditjes, një e moshuar ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes, ku po merr trajtim mjekësor.
Në minutat e para pas aksidentit, efektivë të ushtrisë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes ndërhynë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, deri në mbërritjen e patrullave të Policisë Rrugore.
Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip "Benz" ka goditur nga pas një automjet tip "Volkswagen". Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Lini një Përgjigje