Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku mazhoranca me 82 vota rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kanë ardhur edhe reagimet e para nga politika.
Ndër të parët që reagoi ishte kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili kritikoi ashpër mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama, duke i akuzuar se me këtë votim, sipas tij, u pozicionuan në mbrojtje të abuzimeve dhe kundër drejtësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj deklaroi se vendimi i Kuvendit tregon se “maskat ranë”, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi legjitimitetin moral të Parlamentit për të vijuar punën.
“Maskat ranë! A ka më moral ky Parlament të vazhdojë punën? A mund të ketë më besim se ky njeri do organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A mund të bashkëjetojmë më me këtë model shtypës? Zgjidhja e vetme është dorëheqja pa kushte e tij!”, shkruan Lapaj në reagimin e tij në Facebook.
Postimi i Adriatik Lapajt:
Maskat ranë! Edi Rama me 82 vota u rreshtua në krah të abuzimit duke i dalë kundër drejtësisë!
Besoj dhe ndërkombëtarët tashmë janë të qartë se Edi Rama në funksion të pushtetit të vetë është i gatshëm të bëjë çdo gjë!
A ka më moral ky Parlament të vazhdojë punën? A mund të ketë më besim se ky njeri do organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A mund të bashkëjetojmë më me këtë model shtypës?
Zgjidhja e vetme është dorëheqja pa kushte e tij!
Krijimi i një qeverie tranzitore të përbërë nga intelektualë përtej partive me mandat 12 mujor për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Reformim i Kodit Zgjedhor për demokratizimin e vendit.
Depolitizim i administratës zgjedhore”.
Lini një Përgjigje