TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:41

PS votoi kundër kërkesës së SPAK, reagon Berisha: Sot Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Shkruar nga Pamfleti
PS votoi kundër kërkesës së SPAK, reagon Berisha: Sot Rama
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para protestuesve se kryeministri Edi Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike.

Sipas Berishës, Rama nuk mbrojti Ballukun por veten e tij.

“Mirënjohje të pakufishme ndaj jush burra e gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqëusar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë. Keni ardhur në mbrojtje të kushtetutës dinjitetit njerëzor dhe interesave të çdo shqiptari nga një organizatë kriminale,  e cila përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e veta.

Sot Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike dhe firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë nga pushteti i krimit. Shënoi fundin e tij politik. Sot ai nuk votoi për Ballukun po për veten e tij, por për të mbrojtur vjedhjet e tij. Nuk ka patur njeri me standarde më të ulëta njerëzore se ky njeri. Por është puna juaj që sot ai të dalë para shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar në historinë kombëtare, në Europë. Nuk ka sot një qeveritar në Europë që të bëjë ligje, që të votojë për mbrojtjen e vjedhjeve të tij siç bëri Edi Rama. Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë që të ketë firmosur në dhjetëra dhe qindra herë vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë dhe fondeve të tyre. Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë, që për të mbrojtur krimet e tij, të mbyllë dyert e procesit të integrimit për qytetarët shqiptarë.”, u shpreh Berisha.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku dhe autorizimin për arrestimin e saj.

Pas prezantimit të dy raporteve në seancën plenare nga përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës, Ulsi Manja për Partinë Socialiste dhe Oerd Bylykbashi për opozitën, kërkesa u hodh në votim.

Rezultati ishte 82 vota kundër heqjes së imunitetit dhe 47 vota pro, duke rrëzuar kështu kërkesën e SPAK.

Mbrëmjen e një dite më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u kishte dërguar mesazh deputetëve të mazhorancës për të qenë të pranishëm në seancë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në votim.

Gjatë diskutimeve në Kuvend u prezantuan dy qëndrime të kundërta politike. Socialistët argumentuan se Balluku, e cila nuk mban më funksione ekzekutive në qeveri, nuk përbën rrezik për prishjen e provave apo për arratisje dhe se hetimet nga SPAK mund të vijojnë pa masën e arrestit me burg.

 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kur nuk ke vrare vehten ti e nuk te ka vrare populli ty qen nuk do vritet e vrase vehten askush ne Shqiperi. Po Edi e qente e tjere duhet ta vrasin vehten por, po nuk e vrave ti qen shkrepash Vicidoli,nuk nuk mund te ndodhe ajo qe deshiron ti o qen qe na qelbe bukurine e kombit TIRONA ZEMRA JONE.

    Lini një Përgjigje