Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, pasi shumica e deputetëve votuan kundër heqjes së imunitetit të saj.
Gjatë votimit, kërkesa nuk mori mbështetjen e nevojshme, duke u rrëzuar me 82 vota kundër dhe 47 vota pro.
Pas shpalljes së rezultatit, deputetët e Partisë Demokratike reaguan në sallë duke protestuar. Ata bllokuan foltoren, goditën tavolinat me pankarta dhe krijuan zhurmë në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Kuvendit.
Ndërsa kërkesa dhe raporti i opozitës u rrëzuan me 82 vota të PS, ku 7 deputetë mungonin dhe 47 vota pro të opozitës, kryeparlamentari Niko peleshi e kaloi seancën në rendet e ditës, por opozita vijoi të protestonte dhe më tej zuri foltoren të rrethuar edhe nga punonjësit e Gardës.
Një pjesë e deputetëve godisnin tavolinat, të tjerët, me në krye kreun e PD, Sali Berisha, dolën në podiumin e foltores duke protestuar dhe hedhur akuza ndaj qeverisë dhe socialistëve.
Mazhoranca në këto rrethana kaloi në procedurë dhe votim të përshpejtuar të çështjeve të rendit të ditës, edhe sipas kërkesës së kreut të grupit të PS, taulant Balla.
Votimet u shoqëruan gjithashtu me tensione, thirrje dhe goditje tavolinash.

Lini një Përgjigje