TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:07

Kundër SPAK-ut për Ballukun, Manja paraqet raportin: Nuk akuzohet për korrupsion, Kuvendi të bëjë filtrin Kushtetues

Shkruar nga Pamfleti
Kundër SPAK-ut për Ballukun, Manja paraqet raportin: Nuk akuzohet
Ulsi Manja

Ulsi Manja paraqiti në Kuvend raportin e mazhorancës socialiste lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e ish-zv.Kryeministres Belinda Balluku, për të cilën kërkohet vendosja e një mase sigurie arrest (shtëpie ose burg).

Manja tha se kjo është bnjë çështje që i takon drejtësisë dhe duhet të ndahet politika nga drejtësia apo nga një proces i rregullt ligjor.

Të dashur qytetarë shqiptarë që po e ndiqni me interes këtë seancë, do të mbaj raportin në emër të 5 anëtarëve të shumicës në Këshillin e Rregullores.

Ne raportin tonë e kemi bërë publik por sot do të përpiqem në mënyrë të përmbledhur, dhe të japë arsyet se pse ne si shumicë i kemi propozuar Kuvendit, rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes së këtij Kuvendit, Belinda Ballukut.

Më lejoni të shpreh shkurtimit qëndrimin tim lidhur me raportin e anëtarëve të pakicës në këtë këshill, që lexoi Bylykbashi. Kam që nga 2013 në këtë Kuvend dhe në këtë sallë kjo është kërkesa e 7 e organit të akuzë që vjen në Kuvend për dhënie autorizim për arrestimin e një anëtari të parlamentit. E 7-ta kërkesë kjo e sotme, për Ballukun.

Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar në analizën e provave, fakteve, të rrethanave të një kërkese se sa sot të organit të Prokurorisë së Posaçme që bie ndesh me kushtetutën. Këtë raport se kam dëgjuar nga kolegët e opozitës as në 21 dhjetor 2023 kur këtu kishim kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për një tjetër anëtar të parlamentit.

Por atëherë me një ndryshim, raporti i pakicës sugjeronte rrezikimin e kërkesës së SPAK, me argumentin se nuk plotësohen kërkesat e nenit 260 të kodit të procedurës penale. Raportit të shumicës do t’i qëndroj besnik. Në momentin kur paraqitëm raportin tonë në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, ka ndodhur një realitet i ri faktit dhe institucional”, tha Manja.

Deputeti socialist u shpreh se ndaj Belinda Ballukut nuk ka një akuzë korrupsioni, ndërsa shtoi se Kuvendi ka për detyrë të bëjë një filtër kushtetuese ndaj kërkesës së SPAK dhe jo të ndërhyjë në çështjen në fjalë.

E rëndësishme sot është që Kuvendi të flasë, por të ndajë politikën nga drejtësia. Sot nuk jemi në kushtet kur kërkohet vendosja e një mase fillestare ndaj deputetes Balluku, por kërkohet zëvendësimi i një mase të dhënë më parë nga Gjykata kompetente”, tha Manja.

Ai u shpreh se Kuvendi nuk synon të zëvendësojë Gjykatën, ndërsa shtoi se masa fillestare, ajo e ndalimit të daljes jashtë vendit është në fuqi dhe është respektuar në mënyrë rigoroze nga Belinda Balluku.

SPAK po na kërkon të zëvendësojë këtë masë në një tjetër më të ashpër, arrest me burg ose shtëpie. SPAK nuk pretendon se masa e parë fillestare nuk është respektuar”, u shpreh Manja, referuar raportit të anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.

Sipas tij, deputetja Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve.

"Raporti ynë e qartëson edhe narrativën mbi të cilën prokuroria ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave. Ky raport përfaqëson një përgjegjësi të drejtpërdrejtë Kushtetuese. Është një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.

Në një situatë kur kjo çështje që në thelb duhet të mbetet çështje e drejtësisë është shndërruar në një debat të mbingarkuar politikisht në sytë e qytetarëve shqiptarë. Shpesh kemi parë për ta zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik që bie ndesh me standardet. Dhe sot është e domosdoshme që Kuvendit të flasë qartë, të ndajë politikën nga drejtësia zhurmën nga faktet.

Ne sot jemi përballë një vendimmarrje që prek drejtpërsëdrejti balancën ndërmjet pushteteve. Kërkesa e prokurorisë së posaçme synon zëvendësimin e masës së ndalimit të daljes jashtë shtetit me një masë më të rëndë, atë të arrestit ndaj deputetes së Belinda Balluku.

Kuvendi sot nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë, Jemi sot për të bërë një filtër Kushtetues dhe ky filtër nuk mund të jetë formal, por për ruajtjen e balancës”, tha Manja.

manja balluku kuvendi spak

Lini një Përgjigje