Kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, atje ku ka nisur seanca plenare ku do të vendoset lidhur me kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun, ish-zv.Kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës.
Rama, i cili mbërriti në Kuvend rreth orës 09:20, nuk ka qëndruar më shumë se 1 orë, duke u larguar në momentin që deputeti Oerd Bylykbashi ka lexuar raportin në emër të 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.
Në seancë mungojnë edhe deputetët Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali, ndërkohë që edhe Belinda Balluku, nuk ka preferuar të jetë e pranishme në seancë.
Më herët, Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur që të mos miratojë kërkesën e SPAK për t’i dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut.
Lini një Përgjigje