TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 10:14

Seanca për Ballukun, PD mbështet SPAK/ Bylykbashi: Vendimi i sotëm do të lerë gjurmë

Shkruar nga Pamfleti
Seanca për Ballukun, PD mbështet SPAK/ Bylykbashi: Vendimi i
Oerd Bylykbashi

Kuvendi ka nisur seancën plenare, ndërsa Oerd Bylykbashi, në emër të anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, ka paraqitur qëndrimin lidhur me kërkesën e SPAK-ut për imunitetin e Belinda Ballukut, ish-zv.Kryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës.

Bylykbashi tha se sipas SPAK, Belinda Balluku akuzohet për 11 fakte penale.

“Sot është një seancë e rëndësishme që do të lerë gjurmë në parlamentarizmin shqiptar”, iu drejtua Bylykbashi, deputetëve në seancë plenare. Ai u ka kërkuar deputetëve që të votojnë pro kërkesës së SPAK, duke i dhënë autorizimin Prokurorisë Speciale që të arrestojë Belinda Ballukun.

Bylykbashi tha se Kuvendi më 16 dhjetor u vu në lëvizje nga SPAK ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut, kërkesë e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin.

“Sipas SPAK, Balluku ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në mënyrë të përsëritur”, tha Bylykbashi, duke argumentuar kështu edhe qëndrimin e PD-së, në raport me kërkesën e Prokurorisë Speciale.

Ndërsa citoi Komisionin e Venecias, deputeti i PD-së tha se imuniteti nuk mund të mbrojë personalisht një deputet nga ndjekja penale.

“Paprekshmëria e deputetit ndodh vetëm kur akuzat janë të motivuara politikisht, ose kur akuzat kanë karakter partiako-politik”, tha Bylykbashi, duke lexuar raportin në emër të deputetëve të opozitës.

Ai tha se "sipas kushtetueses, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit jo të deputetëve të veçantë".

"Komisioni i Venecias ka mbajtur qëndrim dhe ka krijuar standardin që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat janë të motivuara politikisht.

Imuniteti nuk mundet dhe nuk duhet që të shndërrohet në mburojë apo si pengesë për drejtësinë, nëse pranohet e kundërta, çdo akt i prodhuar është i pavlefshëm sepse në mënyrë të dukshëm kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe uzurpon kompetencën gjyqësore.

Nëse Kuvendi do të vlerësonte se një masa e caktuar sigurimi është ne përshtatshme se një tjetër, kjo do përbënte ndërhyrje në kompetencat e gjyqësorit dhe në hetimin penal.

Kuvendi nuk është ftuar për të caktuar një masë sigurimi se nuk është kompetencë e tij. Kuvendi i është kërkuar autorizim nga SPAK që ajo ti ketë mundësi ti drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurimit.

Imuniteti duhet të hiqet se nuk ka asnjë pretendim apo arsyet se akuzat ndaj Ballukut, janë të motivuara politikisht, madje dhe vetë ajo e konfirmoi në seancën e këshillit, provohet dyshimi i bazuar në prova, se ekziston dyshimi dhe ai bazohet në një set provash, provohet rreziku për procedimin penal, SPAK tregoi qartë se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal, nga deputetja Balluku.

Është përpjekur të ushtrojë përmes dëshmitarëve përmes të fortëve, të cilët Prokuroria deklaroi po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar”, tha Bylykbashi.

Ai tha se Kuvendi duhet të ruajë interesin publik në nxitjen e luftës ndaj korrupsionit, ndërsa theksoi se nuk duhet të ndërhyhet në kompetencat e sistemit të drejtësisë. 

 

bylykbashi balluku kuvendi

2 Komente

  1. H
    Hari

    Per fat te keq,PS do e rrezoje serish spak-un!keta nuk kuptojne SE gjithcka ne kete jete eshte nje hua,nuk ka dicka te perjetshme dhe SE karma eshte e vertete dhe gjithcka do ju kthehet mbrapa!

    Lini një Përgjigje