TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 09:59

Të shoqëruar nga militantët, deputetët e PD-së mbërrijnë në grup drejt Kuvendit; Berisha: Rama i poshtëruar

Shkruar nga Pamfleti

Të shoqëruar nga militantët, deputetët e PD-së

Nga selia e PD-së, grupi parlamentar demokrat është nisur drejt Kuvendit, në formën e një marshimi të shkurtër, ndërsa janë shoqëruar nga militantët dhe mbështetësit e opozitës, që janë thirrur në një protestë para Parlamentit.

Rreth një orë më parë, në mjediset e Kuvendit, aty ku do të mbahet edhe seanca plenare për imunitetin e Belinda Ballukut, kanë shkuar edhe ligjvënësit socialistë.

Në hyrje të Kuvendit, kreu demokrat Sali Berisha, tha se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Ai tha se Edi Rama është njeriu më i poshtëruar jo vetëm në hapësirën e BE-së, por edhe më gjerë.

“Edi Rama po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij”, tha Berisha. Ai akuzoi Ramën se po i mbyll dyert e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Berisha tha se opozita do të votojë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Por sipas tij, kjo nuk zgjidh krizën që ka hyrë Shqipëria, pasi kriza zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës.

 

berisha opozita kuvendi

Lini një Përgjigje