
Kryeministri Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit pak minuta përpara nisjes së seancës plenare, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.
Rama u pa të hynte në godinën e Parlamentit me automjetin e tij zyrtar dhe më pas iu drejtua mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që po zhvillohet përpara seancës.
Në seancën plenare të parashikuar të nisë në orën 10:00, deputetët do të votojnë dy raportet e përgatitura nga mazhoranca dhe opozita lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut.
Vendimi i Kuvendit do të përcaktojë fatin e kësaj kërkese, e cila ndodhet në Parlament që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar.
Debati për këtë çështje pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme të seancës së sotme plenare.
Lini një Përgjigje