TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 10:08

Nis seanca plenare, opozita me pankarta në Kuvend dhe protestë jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca plenare, opozita me pankarta në Kuvend dhe protestë

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare të radhës, ku në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Gjatë seancës, deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur në sallë me pankarta, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qëndrimit të mazhorancës për këtë çështje.

Nis seanca plenare, opozita me pankarta në Kuvend dhe protestë

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Parlamentit, mbështetës të opozitës po zhvillojnë një protestë, e thirrur nga forcat opozitare, në lidhje me të njëjtën çështje.

Mazhoranca socialiste pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK, ndërsa votimi në seancë do të përcaktojë vendimin përfundimtar të Kuvendit lidhur me këtë kërkesë.

Lini një Përgjigje