TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 10:22

Seanca për Ballukun, Rama në sallë; mungojnë Spiropali dhe Xhafaj

Shkruar nga Pamfleti
Seanca për Ballukun, Rama në sallë; mungojnë Spiropali dhe
Seanca për Ballukun, Rama në sallë

Ka nisur seanca plenare në Kuvend për votimin e çështjes së Belinda Ballukut, e cila tanimë nuk ushtron më asnjë funksion në ekzekutiv.

Në Kuvend do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit të deputetes, që më pas të kalohet në masë shtrënguese ndaj saj, “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”. 

Zyrtarisht, socialistët e kanë refuzuar kërkesën e SPAK.

Vetë kryeministri Rama ndodhet i pranishëm në seancën plenare, ndërsa mësohet se Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj nuk janë të pranishëm. Gjithashtu mungon edhe Balluku.

Sot është votimi i dy raporteve përkatëse të PS e PD lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. 

Paralelisht, jashtë Kuvendit ka nisur edhe protesta e opozitës në kundërshtim të qëndrimit të socialistëve për të mos e dorëzuar Ballukun. Kjo e fundit ka të drejtë fjale, por kryeparlamentari Peleshi tha se deputetja socialiste nuk ka paraqitur një kërkesë të posaçme.

 

seanca për ballukun mungojnë spiropali dhe xhafaj

Lini një Përgjigje