TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 10:27

Incidenti me Albana Vokshin, Taulant Balla ruhet me gardist në tavolinën e Kuvendit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti me Albana Vokshin, Taulant Balla ruhet me gardist në
Albana Vokshi dhe Taulant Balla

Deklarata ofenduese e Taulant Ballës në Kuvend ndaj deputetes Albana Vokshi, ka sjellë zhvillime të reja sot në sallën e Parlamentit.

Pas incidentit në seancën e kaluar, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u vu në shënjestër të opozitës, sot në tavolinën e tij ku qëndron në Kuvend është parë një gardist.Incidenti me Albana Vokshin, Taulant Balla ruhet me gardist në

Në seancën e kaluar pati debate dhe përplasje, deri në tentativa fizike, pasi Balla ofendoi dhe fyeu deputeten e PD, Albana Vokshi, duke iu drejtuar asaj “për ty Albana kam numrin 0900”.

Ndërkohë Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e PD për përjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla, pas debatit dhe fyerjes ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

Opozita kishte kërkuar përjashtimin e Ballës nga Kuvendi për një periudhë prej 60 ditësh, pasi gjatë përplasjes verbale ai iu drejtua Vokshit me një koment që u konsiderua ofendues, duke deklaruar se “e ka numrin 0900”. Pavarësisht kërkesës së opozitës, Sekretariati i Etikës vendosi të mos marrë masë disiplinore ndaj deputetit socialist.

Përplasjet dhe tensionet në sallën e Parlamentit kanë sjellë reagime edhe nga shumica. Partia Socialiste e Shqipërisë ka propozuar miratimin e një rezolute në Kuvend për të dënuar gjuhën fyese dhe degradimin e debatit politik gjatë seancave parlamentare.

 

incidenti në seancën e kaluar me vokshin taulant balla ruhet me gardist

Lini një Përgjigje