TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:04

Tubimi i opozitës, deputetët e PD dhe protestuesit ndjekin nga jashtë debatin për Ballukun

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi i opozitës, deputetët e PD dhe protestuesit ndjekin nga

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje po zhvillohet në një klimë të tensionuar, me zhvillime të rëndësishme si brenda sallës së Kuvendit ashtu edhe jashtë godinës së Parlamentit.

Teksa në sallën plenare po lexohen raportet lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku, jashtë Parlamentit opozita ka organizuar një protestë.

Disa deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, të cilët janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit, po e ndjekin seancën përmes një monitori të vendosur jashtë godinës, në zonën ku janë mbledhur edhe protestuesit.

Brenda sallës plenare u prezantuan dy qëndrime të kundërta lidhur me kërkesën e SPAK. Raporti i pakicës, i paraqitur nga Oerd Bylykbashi, kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj.

Ndërkohë, raporti i mazhorancës, i prezantuar nga Ulsi Manja, mbron qëndrimin për rrëzimin e kërkesës së SPAK, duke paralajmëruar se deputetët socialistë do të votojnë kundër saj.

 

Lini një Përgjigje