TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 11:01

Ish-deputeti: Berisha nuk ka hallin e imunitetit të Ballukut, por atë të 21 Janarit!

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputeti: Berisha nuk ka hallin e imunitetit të Ballukut, por atë
Kreu i PD dhe deputetët duke shkuar në protestën para Kuvendit

Para se Kuvendi të shprehet me votë për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj, ish-deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Koçi ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është i shqetësuar për çështjen e imunitetit të Ballukut apo për luftën kundër korrupsionit.

“Berisha nuk ka hallin e imunitetit të Belindës e as luftën ndaj korrupsionit. Ka vetëm një peng; 21 Janarin! Kërkon ta shlyejë!”, shkruan Koçi.

Sipas ish-deputetit socialist, Berisha synon të krijojë një situatë që do t’i shërbente akuzave politike ndaj qeverisë. Koçi pretendon se ai kërkon “të paktën një viktimë tjetër”, për të cilën të mund të akuzohet policia aktuale e shtetit.

Ai shton se një skenar i tillë, sipas interpretimit të Berishës, do të paraqitej si një vrasje e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Sa i përket kërkesës së drejtësisë për Belinda Ballukun, Koçi thekson se vendimmarrja duhet të bëhet duke pasur parasysh interesin e vendit dhe procesin e integrimit europian.

"Berisha nuk ka hallin e imunitetit të Belindës e as luftën ndaj korrupsionit. Ka vetëm një peng; 21 Janarin! Kërkon ta shlyejë! Po si do thoni ju?

Kërkon të paktën 1 viktimë tjetër për të cilën të ketë mundësi të akuzohet policia e sotme e shtetit, që e përkthyer prej tij do të konsiderohej vrasje e urdhëruar nga Rama.

Prandaj duhen marrë masa dhe ndërmarrë veprime e vendime rreptësisht ligjore për të shmangur projektet shpirtzeza të këtij përbindëshi që Shqipërisë ia bëri dhuratë Partia e Punës.

Nga ana tjetër kërkesat e drejtësisë duhen konsideruar duke llogaritur në radhë të parë interesat e vendit e të integrimit europian e jo ato personale apo ato të egoizmit politik.

Qëndrimet tej standardeve të deklaruara e të zbatuara deri më sot do të ushqenin nga ana tjetër alibinë e përbindëshit politik dhe do të rrisnin përkrahjen për politikën destabilizuese të tij.", shkruan ish deputeti.

Lini një Përgjigje