
Deputeti Ulsi Manja po prezanton raportin e anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Ndërkohë, përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Manja ndodhet në konflikt interesi në lidhje me këtë çështje.
Sipas Bardhit, ndërhyrjet e Manjës për licenca, të cilat ai pretendon se janë bërë në kundërshtim me ligjin, janë pjesë e dosjes që lidhet me Ballukun.
“Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes. Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër, në kundërshtim me ligjin?”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.
Lini një Përgjigje